April 28, 2024
Kosovë

Kurti i bashkangjitet thirrjeve të Bidenit për tejkalim të krizës humanitare në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është bashkangjitur thirrjeve të presidentit amerikan, Joe Biden, për situatën në Gaza.

Ai, me anë të një postimi në X, ka theksuar se civilëve në Gaza duhet t’u sigurohen të gjitha gjërat që kanë nevojë.

“Ne i bashkohemi thirrjeve të presidentit Joe Biden, dhe liderëve të tjerë të SHBA-së dhe BE-së, për të trajtuar situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të siguruar akses në ushqim, ujë, energji elektrike, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike për të përmbushur nevojat themelore të civilëve që janë kapur nga konflikti”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv