Kurti e Vuçiq takojnë liderët evropianë
Kurti e Vuçiq takojnë liderët evropianë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna. Nga Qeveria e Kosovës njoftojnë se në takim është folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.
Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar Vuçiq takoi gjithashtu kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin francez Emanuel Makron .
Vuçiq ka takuar gjithashtu edhe sekretarin amerikan të shtetit Antoni Blinken. Ky i fundit tha se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë.
“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve [të Serbisë] me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian”, shkroi Blinken në Twitter.
Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.
NGA INTERNETI