May 9, 2024
Rajon - Botë

Tre 16-vjeçarë mbesin të vdekur pas një aksidenti në Rozhajë të Sanxhakut

Tre 16-vjeçarë kanë mbetur të vdekur në Rozhajë (Sanxhaku i Malit të Zi), pas një aksidenti trafiku.

Si pasojë e aksidenit, pasagjeri i katërt në veturë, po ashtu 16-vjeçar, është në rrezik për jetë, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, tashmë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, si pasojë e plagëve të rënda.

Raportohet se shkaktari i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë, ku më pas automjeti ka rënë në lum.