Ejup Berisha
Pyetje shpërblyese për 1 milion dollarë shpërblim për te gjithe lexuesit. Cili Kryetar i ndonjë Partie politke shqiptare këtu në RMV gjatë këtyre 34 viteve të funkcionimit të sistemit Demokratik pluralist- shumpartiak ka dhënë dorëheqje nga posti numër një pas humbjes në zgjedhje të Partisë të cilën e ka udhehequr i njejti. Përgjigja është shumë e shpejtë, tepër e saktë dhe e pastër negative Asnjëri. Pra nuk ka ndonjë Kryetar partie politike tre më të mëdhatë të cilat kanë qenë dhe janë aktive të parët e të cilëve e kanë aktivizuar instrumentin e njohur si dorëhqjje pas humbjeve të përjetuara të Partive të udhëhequra prej tyre në zgjedhje. Kështu në zgjedhjet Parlamentare të Vitit 1998 PPD në zgjedhjet Parlamentare te vitit 1998 i ka humbur të njejtat dhe Kryetari i saj i atehershëm i ndjeri Abdurahaman Aliti nuk ka dhënë
dorëheqje. Kjo themë si pasojë
e humbjes zgjedhore të PPD-së atëkohë. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2002 ka humbur PDSH as Kryetari i saj i atë
hershëm i ndjeri Arbër Xhaferi nuk pat dhënë dorëheqje. Edhe .
më vonë kur PDSH-në e ka udhehequr Kryetari Menduh Thaqi ky subjekt politik i ka humbur disa cikle zgjedhore por njeriut të parë të saj as që i ka shkuar ndërmend që të tërhiqet nga posti. Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura këtu në vendin tonë më 19 tetor dhe 2 nentor BDI ka pësuar humbje të thellë zgjedhore nga VLEN dhe Kryetari i saj Ali Ahmeti nuk ka shenja se do të jep dorëheqje. Pra pas kësaj ndodhie të pafavorshme dhe negative për subjektin qe e udheheq shumë gjatë kohë A.A i njejti nuk jep shenja se është i gatshëm të dorëhoqet. Perkunder ketij obligimi moral qe e kane te gjithe Kryetaret e Partive kur subjektet politike te cilat i udheheqin pesojne humbje në zgjedhje që të dorëhiqen të njejtët as që e kanë bërë më parë këtë gjë por si duket as këta Kryetarët e tanish
ëm nuk e kanë nd
ërmend që të japin dorëheqje nga posti udhëhqës në Parti.Pra në vend të shqyrtimit të mundësisë për doreheqje të Kryetarit të saj në BDI kanë vendosur që ta shpallin datën e mbajtjes së Kongresit Partiak deri në muajin dhjetorë. Në një
pyetje të një gazetareje pas përfundimit të zgedhjeve lokale drejtuar Kryetarit të BDI-së se a do të dorëhiqet nga kreu i të parit të
Partisë pasiqe ky subjekt i ka humbur zgjedhjet lokale Ali Ahmeti me shumë kundë
rshtim dhe me nervozizëm të lartë u përgjigj Pse të tërhiqem une kur ne jemi fituesit e zgjedhjeve duke shtuar më tej
Le të tërhiqen humbesit duke aluduar te udhëheqësit e VLEN-it. Dhe parashtrohet pyetja shumë e logjikshme se Pë
rse njerëzit e parë të Partive politike shqiptare këtu në RMV nuk kanë dhënë dhe nuk japin dot dorëheqje pas humbjeve të shë
nuara të subjekteve politike të udhë
hequra prej tyre në zgjedhje?. Pë
rgjigja është kjo: Këta nuk kanë dhënë dhe nuk japin dorëheqje pasiqë Statutet e Partive si akte normative të cilat e rregullojnë funkcionimin dhe organizimin e punës dhe aktiviteteve të organeve dhe strukturave të Partisë parashohin pozita shumë të fuqishme dhe pushtet të pakontestueshë
m politik për Kryetarët e Partive politike. Prandaj këta si udhëheqës të tyre shumë lehtë mund ti shmangen bartjes së pë
rgjegjsisë dhe obligimit për dhë
nie të llogarisë
për rezultatet e dobëta të arritura në zgjedhje para organeve kompetente partiake. Pra statutet Kryetarë
t e Partive politike i vendosin në një pozicion tejet të favorshëm e të fuqishëm në kierarkine partiake meqrast të njejtët janë jo vetëm të paprekshëm por edhe të pamënjanueshë. Prandaj duhet shqyrtuar mundë
site për ndryshimin e statuteve të Partive politike dhe të parashihet mundësia qe Kryetaret e Partive të obligohen që të tërbiqen apo dhe të mund të shkarkohen nga posti dominant partiak nëse të
njejtët për shkaqe morale nuk japin dorëheqje nga posti udhëheqës partiak. Pra kjo duhet të ndodhë në rastet kur subjekti politik shenon rezultate të dobëta në procesin zgjedhor por edhe në rastet kur Kryetarët e Partive nuk janë të aftë për udhë
heqje të sukseshme, efikase dhe efektive të Partive politike. Kjo mendoj se do të ndodhë kur Kryetarët e Partive të jenë pak më tepër se Primus Inter pares apo Të parët në mesin e të barabartëve por edhe shumë e shumë më pak se Pashallarë bremda partive ashtu siç të njejtët faktikishtë janë sot. Një individ i personifikuar në të.parin e Partisë që mund ti shkarkon të gjitha organet e Partisë e deri te anëtari më i rëndomtë asesi nuk do të
merr vendim që të vetshkarkohet prandaj është shumë.e çartë se i njejti do ti shkarkon të gjith individët dhe organet në Parti por jo edhe veten e tij. Futja e
mundësisë për shkarkimin e Kryetareve të Partive Politike është një mundë
si për instalimin e demokracisë së munguar brenda partiake te Partitë shqiptare këtu te ne e cila më pas do ta lejonte konkurencën e mirëfilltë brenda Partive politike.

