Kur dilerët e drogës në Spanjë luajnë rolin e babadimrit, fituesve të lotarisë së Krishtlindjeve u ofrohej shporta me lloje të ndryshme të drogës
Dy dilerë spanjoll të drogës u arrestuan pasi planifikonin të organizonin lotarinë e Krishtlindjeve – duke ofruar në formë dhurate shporta me kokainë, hashash e alkool, e siç e do tradita edhe mish të tharë, ka njoftuar sot policia e atjeshme.
Policët gjatë bastisjeve të shtëpive të dilerëve të drogës në lindje të Spanjës, gjetën posterin me paralajmërimin e lotarisë me çmimin “narko-shportat”.
Gjatë aksionit policorë, janë zbuluar 165 bimë të marihuanës, si dhe sasi të konsiderueshme të kokainës dhe hashashit.