Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë kërkon tërheqjen e propozim-ligjit për përmbaruesit që ndodhet në ENER.

Sipas tyre, drafti aktual është në dëm të qytetarëve, transmeton portali lideri.mk, pasi për një borxh prej 50 denarësh shuma mund të rritet në mijëra denarë për shkak të përfshirjes së avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve.

Ata kërkojnë që procedura të thjeshtohet, në mënyrë që kreditori ta njoftojë drejtpërdrejt qytetarin, pa ndërmjetësimin e institucioneve të tjera. Po ashtu, kërkojnë të përfshihen në hartimin e ligjit dhe të zhvillojnë takim me kryeministrin. Sipas tyre, aktualisht ka rreth 20–30 mijë lëndë të tilla dhe nuk përjashtojnë mundësinë e protestave.

“P.sh. për ndonjë faturë prej 50-60 denarë nga parkingu i qytetit, një qytetar nga Kumanova erdhi me vendim të përmbaruesit në vlerë prej 17 mijë denarëve , tha Маrјаn Risreski, kryetar i Sindikatës./Lideri

sqShqip