Maqedoni

Kumanovë: Për 5 orë dënohen 111 shoferë, këto ditë do ketë ende kontrolle të shtuara

Sot (12.03.2023) nga ora 12.00 deri në ora 17.00 në territorin e Kumanovës është kryer kontroll i shtuar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe se ajo e paraparë, me ç’rast janë sanksionuar 111 prej tyre. Janë përgatitur parashtresa përkatëse për të gjithë ata.

Nga MPB informojmë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB. /Lideri.mk