June 21, 2024
Kulturë

Kumanova dhe Likova sërish bëjnë bashkë poetët, Nexhat Mehmeti fitues i Çmimit “Fadil Bekteshi”

Të shtunën në datën simbol të 11 marsit (2023) në kujtim të protestave studentore të viti 1981, në Kumanovë dh Likovë u mbajtën ‘’Takimet Poetike të Karadakut’’, të 31-at me radhë organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’. Kryetari Fatos Rushiti, gjatë fjalës përshëndetëse, vuri në dukje nismat për bashkëpunim mes klubeve letrare në hapësirat shqiptare, duke qenë kritik ndaj Qeverisë së Shqipërisë për mungesën e përkrahjes së iniciativave kulturore me interes kombëtar. Siç tha Rushiti, shteti shqiptar, edhe përkundër asaj se e ka obligim kushtetues nuk krijon asnjë modalitet bashkëpunimi mes shqiptarëve të paktën në fushën e kulturës dhe arsimit.
Sa i përket çmimeve, Juria letrare në përbërje, Donika Dabishevci, Sunaj Raimi, dhe Arben Rashkaj, me çmimin kryesor ‘’Fadil Bekteshi’’ lauroi poetin Mexhit Mehmeti, me çmimin ‘’Doruntina’’ poetin Ali Qerimi dhe me çmimin ‘’Jehona Poetike’’ poeten Afërdita Selenica. Ndërkaq me mirënjohje të veçantë i dekorua poeti Ligor Shyti, kryetar Ldhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” nga Përmeti i Shqipërisë.
Në Orën Letrare me krijimet e tyre letrare u paraqitën poetët: Nehas Sopaj, Mexhit Mehmeti, Daim Iljazi, Elizabeta Isufi, Ejup Ajdini, Ali Qerimi, Afërdita Selenica, Janaq Jano, Elmira Rama, Sarë Gjergji, Arben Ibrahimi, Bilall Maliqi, Mustafë Ibrahimi, Selajdin Shabani, Shefqete Gosalci, Ismail Baftjari, Mirela Isufi, Mirela Hoxha, Bekim Kelmendi, Selajdin Shabani, Avni Shaqiri, Shqipe Hasani, Fadil Abazi dhe Rexhep Abazi. Të gjithë pjesëmarrësve të orës letrare nga Klubi iu dhurua revista për kulturë, letërsi, art dhe shkencë ‘’Doruntina’’ me kryeredaktor Sevdail Demirin.
Paraprakisht në Likovë, nën kujdesin e kryetarit të Komunës Erkan Arifi, u mbajt tryeza letrare me temën’’ Kahet e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe’’ ku pati një debat frytdhënës për bashkëkohësinë e poezisë shqipe, me theks vendin e saj në letërsinë e vendeve të rajonit. Manifestimin e nderuan këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Teuta Pango, dhe këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Kastriot Latifi, të ciët për argëtimin e mysafirëve kënduan disa nga perlat e këngëve shqipe.
‘’Takimet Poetike të Karadaut’’ u mbështetën nga Ministria e Kulturës e Republikës se Maqedonisë së Veriut, Komuna e Kumanovës dhe e Likovës. Mirënjohje falënderimi Klubi i Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’ këtë vit ndau për Kompanitë ‘’Ibro Shell’, ‘’New Vintage’’ e “Mirela”, Fondacionit për Kulturë të Komunës së Kumanovës, si dhe mediat.