Kumanovë: 76-vjeçarja në Shtëpinë e të Moshuarve helmohet pasi konsumon shumë tableta
Më 06.12.2025, në ora 12:34, në SPB Kumanovë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë ka raportuar se në Shtëpinë e të Moshuarve ishte helmuar një grua 76-vjeçare, e cila kishte konsumuar një sasi më të madhe tabletash. Ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./TV NEWS

sqShqip