July 7, 2024
Maqedoni

Kumanovari fitoi 1 milionë denarë duke shitur delet e huaja, por u zbulua nga policia

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër 62-vjeçarit D.J. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”, njoftoi MPB.

“I paraqituri, i cili ishte punësuar si bari nga G.A., në periudhën prej datës 16.06.2024 deri më 18.06.2024 me kamion në fshatin Algunjë, ka ngarkuar 127 dele, të cilat i ka shitur në Shkup dhe Tetovë, duke përfituar pasuri të kundërligjshme prej rreth 1.000.000 denarë”, thonë nga MPB.