May 7, 2024
Maqedoni

ASh: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal Sead Koçanin, bashkëpunëtorin e Gruevskit

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar përmes një komunikate në lidhje me vendosjen e biznesmenit Sead Koçan në listën e të burgosurve që kërkojnë falje nga Presidenti Stevo Pendarovski. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin për krim dhe korrupsion.

“Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti. Disa prej tyre tanimë janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij regjimi hibrid. Si pasojë e këtij bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë evropiane dhe në krizë të thellë ekonomike”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.