July 23, 2024
Kulturë

EKSKLUZIVE, Rikthehet Afrim Emini, do të këndoj me disa legjenda të muzikës! (Video)

Vokalisti i grupit të njohur “Hareja” nga Kumanova, Afrim Emini, ka paralajmëruar se do t’i kthehet muzikës.

Gjatë një interviste për Open-TV, ai ka thënë se një këngëtar i ri nga Kosova ka marrë iniciativë për një këngë të re me pesë legjendat e muzikës argëtuese të viteve të 80-ta dhe 90-ta.
“Kënga është në përgatitje e sipër, së shpejti do të bëhet incizimi, pastaj video klipi, në mesin e tyre jam dhe unë. Do të fillojmë prapë”, deklaroi për Open-TV, Afrim Emini.