Ejup Berisha

Pse ore nuk kërkoni punë nëpër fshatra për të ruajtur bagëti por merreni kot me politikë. Ashtu kështu nuk po ju shkon puna për të bërë diçka të mirë të duhur dhe të vlefshme në politikën vendore. Prandaj shihni e gjejeni veten në ndonjë veprimtari tjetër konform përgatitjeve arsimore dhe aftë
sive intelektuale që i keni.

Pra shkoni në mal, sepse atje kanë shumë nevojë për barinj e ju jeni të lindur për këtë punë. Gjithashtu e keni edhe një përparsi ju pra i njihni mirë kafshët me emër sepse fjalorin e përditshëm e keni përplot me emërtime kafshesh pasiqë edhe qytetarët i quani me këto emra. Pra përsëris e keni gabuar profesionin ju gjatë tërë kohës flisni për kafshë e merreni me aktivitetin shoqëror dhe njerëzor ku duhet të jeni tepër të kujdeshëm me gjithçka e posaqërishtë me fjalorin që e përdorni gjë të cilën nuk e bëni.

Prandaj ju lutem ikni nga politika dhe gjejeni veten në ndonje veprimtari tjetër punuese e mos e zini vendin kot në skenën politike se i morrët në qafë qytetarët. Qen, Zagar, ujk, shqiponje, luan, mace e minj është fjalori të cilin e përdorni shumë shpesh gjatë paraqitjeve tuaja publike. Prandaj pse nuk merreni me Zoologji e merreni me politikë. Duhet ta keni të çartë se politika bashkëkohore është aktivitet për njerëz të ditur, të ngritur intelegjent, të edukuar dhe me kulturë dhe atë jo vetëm njerëzore por edhe politike. E jo për individ të cilët këto gjëra nuk i kanë dhe nuk i përfillin. Thuhet se një gjysëm intelektual shkakton demë në intelegjencë, një gjysëm mësues shkakton dëme në arsim, një gjysëm politikan me intelegjencë nën mesataren dhe pa kulturë elementare njerëzore por dhe politike i shkatrron një popull, një shoqëri dhe një shtet të tërë. Ju në fakt e keni bë
rë këtë gjë pra e shkatrruat shtetin dhe shoqerinë tonë e bashk me to na morrët në çafë edhe ne. Prandaj juve nuk u ka mbetur punë tjetër përpos qytetarët dhe liderët e tyre ti quani me emra kafshësh.

Ne në fakt i meritojmë këto epitete kafshësh që me shumë ëndje dhe dëshire ju i përmendni publikishtë me plot gojë. Thuhet se një popull i ka politikanët që i meriton kështuqë edhe ne nuk meritojmë politikan më të mirë e më të ngritur seç jeni ju. Pra është e vërtetë ne jemi njerëzit që për më shumë se dy dekada na trajtuat si kafshë. E si njerëz por prap
me intriga na keni trajtuar e na trajtoni vetëm atëherë kur keni pasur dhe keni nevojë për votat dhe besimin tonë. Realiteti me kuadrin tonë politik na mëson se në politikë duhet të zgjedhim jo vetëm njerëz me intelegjencë e dituri por edhe me edukate, moral e kulture dhe atë jo vetëm njerëzore por edhe politike. E fatkeqsishtë ish udhëheqësi me përvojë më të gjatë në pushtet nuk i posedon asnjerën prej këtyre fatkeqsisht.

sqShqip