Ejup Berisha
Qytetarë të nderuar shqiptar të RMV-së edhe pesë ditë këtu te ne në RMV do të mbahen zgjedhjet lokale. Në to do të duhet të dilni dhe ti zgjedhni përfaqsuesit tuaj që do tu përfaqsojnë në pushtetin lokal. Prandaj kësaj radhe zgjedhja për ju nuk është aspak e lehtë. Qytetarë të nderuar shqiptar kur flasim për zgjedhje ju do të duhet të përcaktoheni për dy opcione. Ato janë e reja-ndryshimi që do të thotë VLEN-i dhe e vjetra AKI-BDI që don ta rikthen të vjetrën. Prandaj kujdes se kend e votoni për Kryetar Komune dhe për këshilltar komunal. Pak më gjatë mendoni që te mos keni arsye që gjatë katër viteve të ardhëshme të pendoheni. Kështu mos u ngutni por logjikoni para se ta bini vendimin përfundimtar se kujt do tia besoni udheheqjen nëpër Komunat ku jetoni. Bërja e zgjedhjes së mirë dhe të duhur është vendim i duhur që do tu ndihmoj ta respektoni vetveteten, familjet tuaja dhe rrethin ku jetoni dhe veproni. Mos harroni se ju keni përgjegjsi jo vetëmse që ta siguroni qetësine dhe rehatine personale por edhe atë të njerëzve të tjerë që ju rrethojnë. Hapni sytë mirë e në kohë që të mos bëhet vonë pastaj. Aktorët politik apo pjesmarrësit në zgjedhjet lokale tanimë janë të njohur per ju. Shumica e tyre janë të parë e të provuar. Unë ju sygjeroj që ta bëni zgjedhjen e logjikshme dhe të mençur. Nëse është e vërtetë se aktoret politik janë e keqja e domosdoshme atëher votoni për ata kandidat që janë më pak të dëmshëm për ju. Kështu nëse votoni për AKI-BDI-në ju qytetarë do të votoni për mashtrimin dhe zhgënjimin. E nëse votoni për VLEN-in ja VLEN sepse ju do të votoni për shpresën dhe shpëtimin kjo do të thotë për vazhdimin e procesit të ndryshimit. Mos u mashtroni që të votoni për para sepse ato shumë shpejtë harxhohen e politikanët e padenjë katër vite nuk durohen.
Në Çair votone Izetin e jo Bujarin sepse Izeti është i duhuri dhe i qëlluari pasiqë është më largpamësi dhe më realisti. Ndë
rsa Bujari është njeriu qe e don lavdin dhe vetpelqimin. A e keni dëgjuar këtë të fundit se sa shumë vetlavdrohet. Apo se si thote që ka qenë përher me i miri dhe me i zoti në postet që i ka ushtruar por askuj prej qytetarëve nuk u kujtohet një vepër e mirë dhe e vetme që e ka bërë i njejti për ta. Prandaj më mirë për Kryetar të Komunës së Çairit votone Izetin nëse doni që ditë për ditë ta ndjeni kënaqsinë e jetës në liri dhe Demokraci të munguara dhe të suspenduara nga BDI në Çair. Në Tetovë votone Bilallin e jo Bajramin nëse doni të ju rrethon hallalli-pastërtia. Pastrone përfundimishtë Tetovën nga prania e BDI-së dhe votën tuaj besojani Bilallit njeriut të fjalës veprës dhe të punës së palodhur. Në Strugë votone Mendi Qyrën biznismenin e sukseshëm dhe perspektiv nëse doni që ta shpëtoni qytetin e bukur të mjellmave nga stagnimi apo dhe nga shkatërrimi i artisë se Merkos Kjo do tu mundësojë që zhvilloni turizmin me qëllim që Strugës së bukur tia riktheni shkëlqimin. Në Studeniqan me plot dëshire votone Sedatin sepse ky kur ta merr mandatin detyrimishtë i njejti do tua jep gjevapin-
përgjegjsinë. Prandaj edhe njëher qytetar shqiptar Votoni kandidatët VLEN-it për ta vazhduar rrugën dhe aktivitetet e ndryshimit dhe të konsolidimit si dhe eliminone frikën për ti rikthyer shpresën, guximin por dhe vetbesimin.