Një ari i murrmë është shfaqur sot në rrugën Dibër–Mavrovë, sipas raportimit të një qytetari.

Ai ka treguar se ariu ishte i qetë teksa qëndronte në habitatin e tij edhe pse shumë drejtues mjetesh janë trembur duke qenë kaq pranë një kafshe të egër.

Deri në këto momente nuk raportohen incidente, ndërsa rrethanat e daljes së ariut në këtë zonë mbeten të paqarta.

Ekspertët dhe gjuetarët apelojnë për kujdes maksimal në raste të tilla. Qytetarët këshillohen të mos vrapojnë apo të tentojnë t’i afrohen kafshës, pasi ariu është shumë më i shpejtë dhe mund të reagojë në mënyrë të paparashikueshme. Po ashtu, nuk duhet provokuar apo ushqyer, pasi kjo mund ta bëjë të rikthehet në të njëjtën zonë.

Video në LINK.

sqShqip