April 29, 2024
Maqedoni

KSI me rekomandim që të “rikthehen maskat” në institucione shëndetësore të Maqedonisë së Veriut

Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse ka dal me rekomandim që të rikthehet masa për mbajtje të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore, shkruan TV21.

Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19.