Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton se të gjithë kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të detyruar të paraqesin pasurinë e tyre, jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Siç njoftojnë nga KSHPK, këtë nuk e kanë bërë 19 kryetarë të komunave që janë zgjedhur në zgjedhjet e tetorit 2025.

“Në përputhje me nenin 82, paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, të gjithë kryetarët e zgjedhur të bashkive në Zgjedhjet Vendore të vitit 2025 janë të detyruar, jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve, të dorëzojnë një deklaratë të gjendjes pasurore dhe interesave”.

“Gjithashtu, në përputhje me nenin 82, paragrafi 3 i ligjit të lartpërmendur, pas përfundimit të funksionit të kryetarit të bashkisë, ata janë të detyruar të dorëzojnë një deklaratë të gjendjes pasurore”.

“KSHPK-ja ka kontrolluar regjistrin e pasurisë dhe interesave dhe ka gjetur sa vijon: 35 persona pas përfundimit të funksionit të kryetarit të bashkisë, nuk kanë dorëzuar një deklaratë të pasurisë dhe interesave; dhe 19 persona pas zgjedhjes së funksionit të kryetarit të bashkisë, nuk kanë dorëzuar deklaratë të pasurisë dhe interesave për të cilët do të fillojë procedurat në përputhje me ligjin, duke lëshuar një urdhër pagese për kundërvajtje”, thonë nga KSHPK.

Prej atje gjithashtu thonë se do të monitorojnë situatën dhe për të gjithë personat e listuar, të cilët do të vazhdojnë të mos përmbushin detyrimin ligjor për të paraqitur deklarata, do të fillojë procedurat për të verifikuar pasuritë dhe interesat e tyre.

sqShqip