Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, nënshkrimin e parë në mandatin e tij të ri ia ka dedikuar një talenti të vogël që po e nderon komunën me sukseset e tij sportive. Ai ka firmosur për kampionin e ri të karatesë, Lavdrim Alii nga fshati Kapazhdoll, i cili ka fituar vendin e parë në kampionatin “Zahir Pajaziti”, ku morën pjesë mbi 400 garues nga i gjithë Ballkani, shkruan tetova1.

“Nënshkrimin e parë në mandatin e ri e bëra për kampionin e ri të karatesë, Lavdrim Alii nga Kapazhdolli, i cili na bëri krenar me suksesin e arritur si kampion 🥇 në kampionatin ‘Zahir Pajaziti’, ku morën pjesë mbi 400 garues nga i gjithë Ballkani. Lavdrimi, vetëm 11-vjeçar, po jep një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë e Komunës së Zhelinës,” shkroi kryetari Sejdiu në një postim në Facebook.

Postimi i tij ka marrë shumë reagime pozitive dhe urime nga qytetarët, të cilët përgëzuan Lavdrimin për suksesin e arritur dhe kërkuan më shumë mbështetje institucionale për sportin në komunë.

Lavdrim Alii, vetëm 11 vjeç, po shënon arritje të jashtëzakonshme në karate dhe konsiderohet si një nga talentet më premtuese të gjeneratës së re sportive në Zhelinë./tetova1/

sqShqip