Sot, Kryetari i Komunës priti në një takim të ngrohtë bashkatdhetaren tonë nga Brukseli, bëmirësen, e avansuar ne sferen juidike dhe te siguris Lirije Zeneli, si dhe veprimtarin e njohur të shoqatave humanitare, Ismet Ajeti.
Znj. Zeneli sjell një përvojë të çmuar profesionale nga Belgjika, ku vepron edhe si punonjëse në fushën e mirëqenies sociale.
Përveç veprimtarisë së saj profesionale, ajo shquhet edhe për përkushtimin e lartë atdhetar në promovimin e kulturës shqiptare në diasporë — përmes menaxhimit të librarisë shqipe, organizimit të panaireve të librit dhe shfaqjes së filmave shqip.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, veçanërisht sa i përket mbështetjes së personave me nevoja specifike dhe vizionit për krijimin e hapësirave e institucioneve të dobishme për këtë kategori në vendin tonë.
Kryetari i falënderoi mysafirët për përkushtimin, punën humanitare dhe dashurinë e treguar ndaj atdheut, duke nënvizuar se përvoja dhe vullneti i diasporës sonë janë një aset me vlerë të madhe për të ardhmen e komunitetit tonë.

sqShqip