Kryetari i komunes se Haraçinës, Daut Beqiri, priti sot në takim nxënësit e shkëlqyeshëm të këtij fshati.
‘Sot pata kënaqësinë të pres në Komunën e Haraçinës disa nxënës të shkëlqyer nga shkolla fillore. Me ta biseduam për punën e komunës, projektet që po realizohen dhe për mënyrat se si së bashku mund ta përmirësojmë jetën e përditshme në vendin tonë. Faleminderit për pyetjet tuaja dhe për energjinë e bukur që sollët!’, njoftoi Beqiri pas takimit

