Kryetari i Ferizajt, ndalon përdorimin e veturave të Komunës, pas orarit zyrtar

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu me të filluar mandatin tjetër në detyrën e të parit të komunës, ka marr një vendim.

Aliu ka vendosur që veturat zyrtare të komunës pas orarit zyrtarë dhe saktësisht në fundjava të mos përdoren nga stafi i komunës.

E në kuadër të kësaj bëhet e ditur që ky vendim është marrë me qëllim mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë dhe kursimin e parasë publike.