Maqedoni

Kryesia e Lëvizjes Besa solli vendime të rëndësishme

Përmes platformës online “ZOOM”, Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e XI duke sjellë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me riorganizimin e partisë dhe përpilimin e një plani aksional për dinamikën e riorganizimit dhe përgatitjes së strukturave të partisë për zgjedhjet e rradhës lokale që duhet të mbahen në fund të këtij viti. Kreu i kësaj partie, Bilall Kasami theksoi se po shtohen radhët në subjektin e tyre, duke pasur aderime të reja të të rinjve. Ai tha se BESA vazhdon të qëndrojë me parimet dhe platformën e saj politike edhe përbrenda Qeverisë, duke artikuluar dhe realizuar përcaktimet e saj./Nmk-post/