May 15, 2024
Maqedoni

Gazetari Fatmir Aliu: Kemi dy Artan Gruba, njëri “UÇK UÇK”, tjetri i “branitellave”

Zëvendëskryeministri Artan Grubi po flet në emisionin Click Plus në lidhje me ngjarjet e fundit me praninë e tij në nderimet e të rënëve të njësitit ‘Tigrat’ dhe mirënjohjet që ai dhe zëvensëministri i MPB’së, Nazim Bushi i pranuan nga ana e këtij njësiti.

Fatmir Aliu, gazetar dhe autor i emisionit Click Plus kërkoi sqarim nga Grubi se si ka mundësi që nuk ka marrë pjesë në përvjetorin e pushkeës së parë në Kalanë e Tetovës, ndërsa ka shkuar të nderojë ‘branitellat. A është ky Artani i 2018-ës që thoshte “UÇK, UÇK” i njëjti Artan që nderon “branitellat”, ka pyetur Aliu zëvendëskryeministrin Grubi, përcjell in7.

“Qysh nuk i gjetët 5 minuta për të shkuar në manifestimin në Sellcë e gjetët 5 minuta për të shkuar tek branitellat”, pyeti mes tjerash Fatmir Aliu.

“Eshtë i njëjti Artan”, theksoi Grubi, duke vazhduar arsyetimin etij për këtë rast, që trazoi opinionin në Maqedoninëe Veriut në ditët e fundit. Grubi mes tjerash pranoi që ky njësit policor për 40