May 15, 2024
Maqedoni

Kërçova me rrjet të ri të kanalizimit

Kërçova me rrjet të ri të kanalizimit
Me anë të mjeteve nga fondet e BE-së, do të rehabilitohet dhe zgjerohet rrjeti i kanalizimeve në Komunën e KërçovësMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për ndarjen e kontratës për realizimin e projektit:

“Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës”.Kontrata përfshin: zëvendësimin dhe rindërtimin e tubave të vjetër me një gjatësi të përafërt prej 8.24 km; ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimeve me një gjatësi të përafërt prej 69 km; ndërtimin e kolektorit me një gjatësi të përafërt prej 27 km; ndërtimin e stacioneve të pompimit dhe ndërtimin e puseve dhe kyçjeve të shtëpive për afërsisht 4630 familje shtesë.

Tenderi u shpall sot, 15.03.2021 në faqen zyrtare të Sektorit për financimin qendror dhe lidhjen e kontratave në Ministrinë e Financave. Projekti do të financohet nga IPA 2 Programi i mjedisit jetësor dhe aksioneve klimatike (2014-2020).