May 25, 2024
Maqedoni

Kryeministri Kovaçevski për iftar te biznesmeni kumanovar Feriz Dervishi, ia uroi muajin e Ramazanit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me babain e tij Sllobodanin dhe djalin Llukën, të dielën në mbrëmjë kanë qenë mysafir për iftar në Kumanovë, tek familja e biznesmenit Feriz Dervishit, ish-këshilltarit komunal nga radhët e BDI-së, raporton Open-TV.

Mysafirët janë pritur nga nikoqiri i shtëpisë Feriz Dervishi, djali i tij Ridvani, (këshilltar në Këshillin komunal të Kumanovës nga BDI) dhe nipi i tij.

Me këtë rast Dimitar Kovaçevski ka uruar Feriz Dervishin dhe djalin e tij Ridvanin muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa i ka falënderuar për mikëpritjen. (Open-TV)