May 19, 2024
Opinion

Kryeministri i parë shqiptar mund edhe të trajtohet si ndodhi historike por për momentin vetëmse në aspekt kronologjik

Ejup Berisha

Kryeministri i parë Teknik shqiptar Talat Xhaferi para disa ditëve në opinion deklaroi se Institucionet qëndrore shtetërore do ti krijojnë të gjitha
kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbajtjen dhe për mbarvajtjen e zgjedhjeve të radhës Parlamentare dhe Presidenciale të cilat priten të zhvillohen në muajt prill-maj të këtij viti në RMV. Në fakt këtu fillon dhe përfundon i tërë tregimi për pozicionin, rolin rëndesinë si dhe funkcionet e Qeverisë teknike. Këtë Qeveri fatmirsisht e udhëheq një shqiptar ndërsa fatkeqsia më e madhe e kësaj ngjarjeje të ‘madhe historike”është se momentalisht institucioni më i lartë ekzekutiv është i kufizuar me pushtet për shkak të kompetencave të kufizuara që i ka. Atëher pse këtë qështjen e Kryeministrit të parë shqiptar ata të partisë së tij u munduan dhe po mundohen që gjatë paraqitjeve të tyre publike ta prezentojnë me pompozitet të stërtepruar apo
si një ndodhi tepër të madhe dhe të rëndsishme historike.Qeveria teknike në bazë të Marrveshjes së Perzhinos dhe të ligjit për Qeverinë në fakt duhet të merret ekskluzivisht me atë që e ka thënë para disa ditëve në opinion Talat Xhaferi. Gjithashtu duke i bërë edhe ndryshimet e nevojshme të ligjeve zgjedhore me të cilat do të siguroheshte që zgjedhjet të mbahen konform rregullave dhe standardeve demokratike. Kjo është qështja ku përher më së shumti çalon mbajtja e zgjedhjeve këtu te ne. Prandaj Qeveria teknike duhet ti bën këto veprime. Marrveshja e Pë rzhinos si dhe Ligji për Qeverinë flasin
për këto funkcione primare të Qeverise teknike. Kur jemi te epiteti historike për Qeverine në fjalë vlenë te thuhet se as në Marrveshjen e Përzhinos e as në ligjin për Qeverinë nuk theksohet se futja në funkcion i saj është ndodhi “historike”. Në rregull kjo deshti apo nuk deshti dikush është edhe ndodhi historike por vetëmse në aspekt kronologjik për evidentimin dhe përmendjen si fakt i periudhës apo kohës kur u bë realitet që një shqiptar të jetë në krye të asaj Qeverie dhe për asgjë më tepër. Momentalisht Qeveria teknike në RMV është e cunguar sepse ashtu i ka kompetencat e cunguara e jo të plota siç i ka Qeveria politike me mandat të plotë. Pra Qeveria teknike me kompetenca të tilla nuk mund të vendoset në të njëjtin nivel dhe të llogaritet ngjashëm si shumë e rëndësishme sikurse që ështe qështja me Qeverinë politike e cila ka peshë me të madhe për faktin se me kushtetutë dhe me ligje parashihet pushtet dhe ndikim më i madh për të në shtet.Në fund të fundit Qeveria nuk mund të jetë vetvetiu e përkryer dhe tepër e rëndësishme vetëm për faktin që ate e udheheq një shqiptar apo se ajo ka filluar të funkcionon në kohën kur në pushtet ka qenë një subjekt i caktuar politike shqiptar siç është rasti me BDI-në.