Rajon - Botë

Kryeministri i Pakistanit, Khan: Afganistani theu zinxhirët e skllavërisë

Khan në një aktivitet në kryeqytetin Islamabad, duke theksuar se mendjet e robëruara nuk mund të arrijnë gjëra të mëdha, tha se është e rëndësishme që të shpëtohesh nga këto zinxhirë
Muhammet Nazım Taşcı |
16.08.2021
Kryeministri i Pakistanit, Khan: Afganistani theu zinxhirët e skllavërisë

Islamabad

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se Afganistani ka thyer zinxhirët e skllavërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit “Geo News”, Khan në një aktivitet në kryeqytetin Islamabad, duke theksuar se mendjet e robëruara nuk mund të arrijnë gjëra të mëdha, tha se është e rëndësishme që të shpëtohesh nga këto zinxhirë.

Ai duke folur për zhvillimet në Afganistan tha se “Afganistani ka thyer zinxhirët e skllavërisë”.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Marrëveshja parashikon që të mos sulmohen forcat e huaja, ndërkohë që nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori e deri më tani talebanët morën nën kontroll me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan në muajin e fundit.

Talebanët filluan të marrin nën kontroll të gjithë qytetin me largimin e presidentit Ashraf Ghani nga vendi dhe me largimin e forcave qeveritare nga kryeqyteti.