July 27, 2024
Rajon - Botë

Biden thotë se SHBA-ja u tregua e “ngathtë” në marrëveshjen me Australinë që çoi në tensione me Francën

Presidenti amerikan, Joe Biden, foli për tensionet SHBA-Francë rreth një marrëveshje të SHBA-së me Australinë për nëndetëse me energji bërthamore, që prishi marrëveshjen paraprake shumë-miliardë dollarëshe me Francën, derisa deklaroi se ajo që bëri SHBA-ja ishte veprim i “ngathët”.

“Ajo që bëmë ishte e ngathtë. Nuk u bë me shumë nder”, tha Biden duke iu drejtuar gazetarëve të premten.

“Franca është një partner jashtëzakonisht i vlefshëm, dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Biden tha gjithashtu se ai mendonte se “Franca ishte informuar shumë kohë më parë” për marrëveshjen.

Presidenti amerikan nuk e ka pranuar publikisht “gabimin” në marrëveshjen e nëndetëseve, por ka shprehur keqardhjen në një telefonatë të mëparshme me Macron për mënyrën se si u trajtua situata.

“SHBA-ja nuk ishte organi i vetëm në rrezik… Tani ajo që është e rëndësishme është pikërisht të jemi të sigurt se një situatë e tillë nuk do të jetë e mundur për të ardhmen tonë”, tha Macron. “Koordinim më i fortë, bashkëpunim më i fortë”.

“Për mua, ajo që është e rëndësishme është që ne të ndërtojmë gjatë këtyre javëve të fundit disa veprime shumë konkrete për të forcuar partneritetin, me ndihmën dhe sqarimin mes asaj se çfarë do të thotë mbrojtja evropiane dhe se si kjo është plotësisht e pajtueshme me NATO-n”, shtoi ai.