May 18, 2024
Maqedoni

Kreu i Kuvendit, Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Jovan Mitreski, nesër (e mërkurë, 14 shkurt) do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, ndërsa është duke u konsultuar me shërbimet nëse në të njëjtën kohë do të shpallen edhe zgjedhjet parlamentare të cilat duhet të mbahen më 8 maj.

Në një intervistë për MIA, ai thotë se nëse nuk shpallen zgjedhjet në të njëjtën kohë, sigurisht që do të respektonte afatet kushtetuese, që janë 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare