April 27, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Albin Kurti ka të drejtë të përkrahë kë të dojë në Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski nuk kandashur të komentojë direkt deklaratën e presidentit serb Vuçiq, për gjoja përzierje të kryeministrit kosovar në Maqedoninë e Veriut, shkruan portali Lideri.mk, por tha se Kurti ka të drejtë të përkrahë këdo në vendin tonë.

Ja përgjigja integrale e presidentit Pendarovski.

Pyetja e gazetarit: Koment i shkurtër për deklaratën e Vuçiqit se Kurti po ndërhyn në zgjedhjet e brendshme në Maqedoni?

Presidenti Pendarovski: Nuk do të doja të komentoja për burrështetasit e huaj që ndoshta kanë agjendën e tyre të brendshme, ndërsa një burrë shteti tjetër i huaj komenton. Qëndrimin tim lidhur me këtë, e kam thënë edhe në bisedën time me z. Kurti në Prishtinë, kohët e fundit.

Dhe zoti Kurti mund t’i japë mbështetje politike kujt të dojë, sepse këtë e bën partia e socialistëve evropianë vite me radhë duke përkrahur parti këtu, si dhe Partia Popullore Evropiane për partitë e djathta në Maqedoni.