Maqedoni

Kovaçevski: Nuk është e vërtet që me BDI-në planifikojmë bojkotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i hodhi poshtë të gjitha akuzat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockoski, se ka ndonjë lloj skenari për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj, përcjell TV21. Mickoski dje deklaroi se pushteti po përgatit bojkot të zgjedhjeve dhe oferta ndaj BDI-së për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet e 8 majit.