Maqedoni

Kovaçevski në Beograd, do të realizoj takim me kryeministren Brnabiq

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot do të takohet me Kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin e dytë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur”.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.

Më pas do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për krijimin e rrjetit hekurudhor me performancë të lartë ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë.

Gjithashtu, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në organizim të kryeministrit Kovaçevski, do të mbahet manifestimi “Mbrëmja maqedonase”, gjatë së cilës do të ketë degustim të verërave dhe ushqimeve maqedonase.