May 19, 2024
Maqedoni

Dramë në rrugët e Tetovës, policia gjuan në ajër

Dje (16-nëntor) rreth orës 15 zyrtarët policorë të SPB-Tetovës, në rrugën “120” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.H.(43) dhe Xh.Sh. (46) nga Tetova, të cilët më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë nuk ishin ndaluar në urdhërin e dhenë për tu ndaluar me veturën “golf 5” me targa regjistrimi të Tetovës dhe kanë vazhduar të lëviznin drejt rrugës “121”, përcjellë Klan M.

Duke ikur nga policia kanë dëmtuar një automjet ngarkues Ford transit me targa regjistrimi të tetovës dhe njëri nga efektivët e policisë ka qëlluar dy plumba paralajmërues në ajër për të ndaluar. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/