May 18, 2024
Maqedoni

Dy policë rrahen mes veti, ja në cilin fshat!

Të dielën, në ditën e parë të Pashkëve, rreth orës 04:45, para një lokali në Krivogashtani është shkelur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike mes A.J.(41) nga fshati Zhitoshe dhe K.A.(45) poashtu nga fshati Zhitosë, që të dy policë, njoftoi SPB Manastir, shkruan Lideri.mk.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit. Është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale dhe do të inicohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe suspendim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore”, kanë thënë SPB-Manastir./Lideri.mk