May 4, 2024
Maqedoni

imitrov: Në bazë të kontakteve që kam në Bruksel, nuk i besoj Bujar Osmanit

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Niukolla Dimitrov deklaroi hapur se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme.

“Po nuk kam besim të plotë në ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. Duke pas parasysh përvojën time dhe kontaktet e mia me përfaqësuesit në Bruksel. Kam një parandjenjë se përpjekjet për sukses me çdo çmim, vlerësoj se nuk janë produktive, por përkundrazi të rrezikshme, ndoshta gaboj”, tha Dimitrov, duke shtuar se do të ngrejë alarmin kur të vlerësoj se gjërat shkojnë në drejtim të gabuar.

Dimitrov shtoi se si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane ndjehet krenar me Marrëveshjen e Prespës, e cila mban firmën e tij. Ai gjatë kësaj konference foli edhe për qëndrimin e tij në procesin negociues me Bullgarinë, me çrrastë tha se dallojnë dukshëm nga politika e qeverisë. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësi. Pozicionet që i mbaj në çështjen me Bullgarinë, dallojnë nga të tjerët. Ajo luftë nuk ka qenë e fshehtë dhe dallimet kanë qenë të mëdha. Kjo luftë kulminoi njëherë në Bruksel dhe njëherë në Shkup, kamë thënë se për disa çështje nuk ka negociata, nuk negociohen. Prandaj, nuk u befasova veçanërisht nga oferta që mora për të qenë ambasador në Uashington. Jo vetëm që do të më largonin nga vendi, por do të më lidhte edhe gjuhën. Ju e dini që diplomatët në detyrë nuk kanë të drejtë të mendojnë me zë të lartë dhe të luftojnë publikisht për pikëpamjet e tyre në vend”, tha Dimitrov.