Bie Abazoviç, rrëzohet qeveria në Mal të Zi

Dritan Abazoviç më nuk është kryeministër i Malit të Zi.

Parlamenti malazez ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

50 deputetët ishin të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe “Mali i Zi i Bashkuar”.

Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, PS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe të koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, si dhe deputeti i Demos, Miodrag Lekiç.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe. /Albanianpost.com