Maqedoni

Kovaçevski – Fon der Lajen: KE do të ndihmojë zhbllokimin e eurointegrimit të RMV-së

Në periudhën e ardhshme gjatë kryesimit të Francës me BE-në një ndër pritshmëritë kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë takimit sot në Bruksel me kryetaren e KE-së Ursula fon der Lajenin.

Kovaçevski e informoi Fon der Lajenin për rezultatet e agjendës intensive të dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar në të dyja takimet e punës edhe Shkupi edhe Sofja, u arrit një marrëveshje për të avancimin e bashkëpunimit dypalësh përmes duke krijuar pesë grupe pune.

Ai theksoi se nga puna e tyre priten rezultate konkrete që do të shndërrohen në një udhërrëfyes që do të përshpejtojë procesin e mbajtjes së Mbledhjes të parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për të hapur kapitujt për anëtarësim në Union.
Me rëndësi të madhe në atë proces është përfshirja e Komisionit Evropian dhe Kryesimi i Francës me BE-së për të mundësuar që zgjidhjet të jenë në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane, qëndron në kumtesë.
Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se e një rëndësie të madhe është fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut për të ruajtur dinamikën e reformave.
Kryetarja e KE-së me publikimin në Tuiter i dëshiroi mirëseardhje kryeministrit Kovaçevki.
“E inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë të zbatojë reformat dhe ta mbajë momentin pozitiv me Bullgarinë, në rrugën e saj drejt BE-së, ka shkruar Fon der Lajeni.

Në takimin, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani,
Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për projektet për hekurudhën me Republikën e Bullgarisë, për stacionin spastrues të ujërave të zeza në Shkup, për parkun e energjisë e erës dhe centralin diellor, si dhe për interkonektorin për lidhjen e gazit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.