May 5, 2024
Maqedoni

KOVAÇEVSKI: DËNOJ VENDIMIN E RUSISË PËR NJOHJEN E DONJECKIT DHE LUGANSKUT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes profilit në Tuitter ka dënuar vendimin e Federatës Rusë që t`I njoh rajonet Donjeck dhe Lugansk në Ukrainë si “Republika Popullore”.

“Dënoj vendimin e Rusisë për njohjen e Donjeckut dhe Luganskut so “Republika Popullore” të vetëshpallura. Një akt I tillë është sulm I drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit territorial dhe integritetit të Ukrainës dhe shkelje e Marrëveshjeve të Minskut dhe Vendimeve të Këshillit të OKB-së nga viti 2015. Bashkë me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes rrugës diplomatike” – ka shkruar Krymeinistri Kovacevski në Twitter./KlanMacedonia/