May 20, 2024
Maqedoni

Alarmante në Tetovë, për një ditë 5 persona kafshohen nga qentë endacak

Gjendja me qentë endacak në Tetovë paraqitet shumë alarmante dhe shqetësuese për banorët. Vetëm gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë 5 persona kanë raportuar se janë kafshuar nga qentë endacak.
……
Dje (13-mars) në orën 20:40, personi F.B. (46) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se djali i tij i mitur në rrugë “Jordan Zllatanovski” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Dyzet e katër vjeçari M.S. nga Tetova, dje (13-mars) në orën 11:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Lubo Bozhinovski” është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Tridhjetë e nëntë vjeçarja M.Z. nga Tetova, dje (13-mars) në ora 12:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Mihajlo Raiçeviç” në Tetovë, djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak.
……
Njëzet e nëntë vjeçari O.A. nga Pallatica e Tetovës, dje (13-mars) në ora 14.35 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Dimo Gavrovski” motra e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak.
……
Dje (13-mars) personi I.Z. (54) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Lubo Bozinovski” djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak.