Kryetari i komunës së Butelit dhe njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka njoftuar për nisjen e një faze të re të punimeve infrastrukturore në vendbanimin Luboten.
“Sapo e filluam ndërtimin e rrugës së dytë kryesore në Luboten. Do të realizojmë rikonstruksion të plotë të një pjese të rrugës 3, ndërsa vetëm para disa ditësh e përfunduam rrugën 1”, ka shkruar Kostovski në statusin e tij në facebook.
Kostovski gjithashtu ka theksuar se me këto projekte, për herë të parë që nga viti 1998, po realizohet rikonstruksioni i plotë i rrugëve kryesore në Luboten.
https://www.facebook.com/share/r/1WDSfTHdvq/?mibextid=wwXIfr