KOSOVË/ 10 VJET NGA TRAGJEDIA E RESTELICËS
Sot janë bërë 10 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat në komunën e Dragashit, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë, të gjithë të një familje të këtij fshati.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, Amsera Reka, e cila në atë kohë ishte 7 vjeçare.