Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës më 9 dhe 10 dhjetor 2025.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të marrë masa të shtuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve zyrtare, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë lëvizjes së eskortës dhe zhvillimit të takimeve sipas agjendës së Presidentit Begaj, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut, në intervale të shkurtra kohore. Po ashtu, në disa raste trafiku mund të ri-orientohet në rrugë alternative.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, duke theksuar se masat janë të domosdoshme për realizimin e vizitës në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
Në fund, institucionet e sigurisë garantojnë se lëvizja e qytetarëve do të ndërpritet vetëm aq sa është e nevojshme për t’i mundësuar zhvillimin e pandërprerë të agjendës zyrtare të Presidentit të Shqipërisë./lajmi.net

