May 15, 2024
Maqedoni

Kosova mbështet iniciativën antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Alternativës Afeim Gashi, bashkë me deputeten dhe nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kanë takuar sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup Florian Qehaja.
“Me këtë rast, me z. Qehaja biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese. Në këtë kontekst e informova Ambasadorin Qehaja për propozimin e Alternativës që në hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do ta sanksionojë që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen.
Ambasadori e përshëndeti iniciativën dhe na uroi sukses në këtë nismë, që – pos tjerash – është ndër vlerat kryesore të demokracisë së promovuar nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA-ja”, deklaroi pas takimit kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.