Në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi foli për zhvillimet e pritshme në rajon.
Elezi tha se sipas informacioneve që disponon, vizita e planifikuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment historik për Kosovën, duke e cilësuar atë si “Pavarësinë e dytë”, përmes anëtarësimit të vendit në NATO.
“Sipas informacioneve që kemi, vizita e presidentit të SHBA-së në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment të rëndësishëm për Kosovën, pasi do të jetë “Pavarësia e dytë”, ku pritet që Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump të shpallë në Tiranë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Elezi.
Elezi theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të sistemit të ri anti-raketor që sipas tij pritet të instalohet në Kosovë.

