April 26, 2024
Kosovë

Konjufca takohet me komandantin e ri të KFOR-it, e uron për detyrën e re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, njofton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi për media Konjufca e uroi Kajárin për detyrën e re dhe shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës.

“Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.” thuhej në një njoftim të media të Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit.

Tutje bëhet e ditur se gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.