May 5, 2024
Kosovë

Policia viziton banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Të enjten në mbrëmje një familje shqiptaro-amerikane kishin deklaruar se kanë mbetur të izoluar në fshatin Stankaj të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

Ata janë vizituar nga Policia e Kosovës gjatë të premtes, të cilët u kanë ardhur në ndihmë për të lëvizur deri në rrugën e kalueshme.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë vendosur të vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Stankaj.

“Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës. Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në komunikatë.