Maqedoni

Konjufca: Nuk përjashtoj mundësinë Serbia ta sulmojë Kosovën!

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës por thotë se prania e NATO-s e bënë më të sigurtë këtë vend.

Megjithatë ai relacionet Kosovë Serbi i konsideron më të këqija se ato Rusi Ukrainë.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

GLAUK KONJUFCA- KRYETAR I PARLAMENTIT TË KOSOVËS
NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë. Por në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse e ka pasur me Ukrainën. Kurse Serbia neve as që na njeh.

Ai sërish përmendi faktin se duhet shfrytëzuar momentumi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian me procedurë të përshpejtuar, por nuk tregoi asgjë konkrete se çfarë ka bërë Kosova në këtë drejtim.

GLAUK KONJUFCA- KRYETAR I PARLAMENTIT TË KOSOVËS

Kryeparlamentari Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

TALAT XHAFERI- KRYETAR I PARLAMENTIT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Xhaferri ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti./KlanMacedonia/