May 14, 2024
Maqedoni

Digjet mali mbi fshatin Kondovë

Zjarri ka kapluar malin mbi fshatin Kondovë. Njësitet e zjarrfikësve dhe disa banorë të Kondovës janë duke tentuar që të shuajnë zjarrin.
“Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në terren në afërsi të fshatit Kondovë të Shkupit, duke tentuar të vënë nën kontroll zjarrin që ka shpërthyer sot rreth orës 14:00”, njoftojnë nga shërbimi zjarrfikës.

Sipas tyre ekipet pas raportimit kanë dalë menjëherë në terren dhe akoma janë në vendngjarje, në përpjekje për të shuar zjarrin.