April 29, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi takon kryetarin e Partisë Unionit Demokratik Qytetar, Petar Kolevin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në selinë e partisë ka takuar kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar, Petar Kolev. Me të kanë biseduar për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, transmeton Almakos.

“ Pata nderin që sot të kem mysafir në selinë e partisë, Kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petar Kolev. Biseduam për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht rreth Ukrainës, që shkaktojnë shqetësim në mbarë Europën dhe botën, edhe në vendin tonë.

Në këtë funksion theksuam se sa e rëndësishme është qe vendi ynë të jetë plotësisht i integruar në BE, ashtu siç jemi në NATO.

Kolev shprehi respekt për rolin konstruktiv që ka luajtur Alternativa në proceset integruese të vendit, e që sot Maqedoninë e Veriut e bëjnë një oazë të sigurt përballë turbulencave që po ndodhin.

Alternativa mbetet e përkushtuar të japë maksimumin që vendi ta rrumbullakojë procesin integrues, duke filluar negociatat për anëtarësim në BE që ato sa më shpejtë të përfundojnë me rezultat pozitiv.

Në drejtim të kësaj, Alternativa shpreh përkrahje të plotë për dialogun Shkup-Sofje dhe për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë. I tërë kapaciteti ynë partiak është në disponim të gjetjes së zgjidhjes sa më të shpejtë të pranueshme për të dy palët. “, thuhet në kumtesin e kabinetit të kryetarit Afrim Gashi ./Almakos/