May 10, 2024
Lajmet e reja

Konfirmohet fitorja në Dibër, nuk do të ketë rreth të dytë?

Gjatë pasdites është rritur dalja e qytetarëve të cilët votojnë në vendvotimin 0543, ku ka rivotim.

“Deri ora 15:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan 400 qytetarë që është 51.4 për qind nga gjithsej 777 të regjistruar. Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha Rilind Hasa, kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal.

Ai shtoi se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar.

Sipas tij, votimi po zhvillohet pa probleme dhe me respektim të rregullave për mbrojtje nga coronavirusi.

Ndryshe, në këtë vendvotim i cili ndodhet në gjimnazin e qytetit, përsëritet votimi edhe për kryetar komune.
Burime nga Komisioni Komunal Zgjedhor thonë se me këtë përqindje të lartë me siguri konfirmohet fitorja në rreth të parë dhe me gjasë nuk do të ketë rreth të dytë zgjehdor.